E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndërtimi i të ardhmes me vegla që nuk vlejnë !
Lajme

Ndërtimi i të ardhmes me vegla që nuk vlejnë !

Irena Beqiraj | Opinion | Publik.al

Shumica jonë u njohëm me inteligjencën artificiale në fund të vitit 2022 . U prezantuam me ChatGPT sikur të ishte një lojë dixhitale fati. I bëmë nga një pyetje mediokre dhe menduam “Ah po, lodër e lezetshme! ” Pastaj u kthyen në ritualet tona të përditshme .
Por në 3 vjet modelet e reja të inteligjencës artificiale u zhvilluan shumë. Ato shkruajnë muzikë , ndërtojnë faqe interneti, përmbledhin kontrata ligjore dhe gjenerojnë strategji të mira, edhe e bëjnë këtë në aq kohë sa një menaxheri të mirë i duhet të pastrojë fytin . Chatbot-et sot mund të zhvillojnë një bisedë komplekse, të mbajnë mend kontekstin e bisedës, të sugjerojnë plane veprimi, të gjenerojnë pamje vizuale, pra ato mund të performojnë në 20 minuta punët për të cilat një skuadër një skuadër njerëzish do të konsumonte një javë .

Në 2030 robotët humanoidë do të mund të kryejnë detyrat tona pa nevojën për t’u çlodhur, pa u mërzitur pa u organizuar në sindikata, edhe pa paguar sigurime shoqërore.
Askush nuk e di më me siguri sesi do të jetë tregu i punës për vitin 2030.
Çfarë na pret mund të quhet as ndryshim, as kërcënim e as bekim por, kapërcim epokal.
Edhe të mos harrojmë që po flasim për punën. Për punën që është më e vjetër se tregu; për punën që është më e vjetër se paraja ; për punën që është sot përcaktuesi kryesor i standardin të jetësës, që përcakton se kush ka rëndësi dhe kush jo.
Pyetja “Çfarë pune bën?” ka qenë fjalëkalimi që të çonte tek të dhënat e ekzistencës së gjithësecilit prej nesh . Sot nëse je pa punë, je pa përgjigje.
Po flasim për punën që ka krijuar identitetin tonë: je një tregtar, një mësues, një infermier , një gazetar. Në një farë menyre me anë të punës ti zgjedh të jesh “ungjilltar të një produkti” çfarëdo qoftë ai. Kur humbet punën një pjesë të identitetin humbet , për shkak se shprehja “Unë jam…” zhduket.

Ky kapërcim epokal nuk po kufuzion vetëm vendet e punës por ka nxjerrë jashtë përdorimit manualin e deri tanishëm të mbijetesës , të të qenit i dobishëm rrjedhimisht edhe i suksesshëm.
E ndësa deri tani vraponim të mbushnim me vite pune CV -në, pasi aty përcaktohej vlera e gjithësecilit prej nesh, për fëmijët tanë vlera nuk do të përcaktohet më nga paragrafët në një CV-je, por nga gjurma e veçantë unike që mund të lenë në botë.
Të diplomuarit rishtazi janë brezi i fundit i cili kaloi orët e tij më të mira në kërkimin e një diplome, edhe pse shpesh ajo mundëson një punë të mërzitshme por të nevojshme për mbijetesën , duke pretenduar se ky ishte kulmi i qytetërimit.

Imagjinoni ditën kur miliona njerëz do të zgjohen , strukturalisht të panevojshëm për ekonominë, edhe për më keq pa asnjë alternativë zëvendësuese.
Miliona të rinj të cilëve do t’ ju thuhet “Jeni të të pa punë “, por për më keq sistemi nuk di çfarë të bëjë me ju , menaxhoni dëshpërimin tuaj !
Kjo është mizori e një shkallë të lartë , të cilën sistemi nervor edhe psikogjik i tyre nuk është ndërtuar për ta përballuar.

Për të kapërcyer në epokën e re ku pjësa dërmuese e punëve që përcaktojnë ekzistencën edhe hapjes tonë do ti kryhet nga robotët, do të na duhen ritme të reja për ditët dhe javët që nuk do të përcaktohen më nga ora; do të duhen institucione të reja komunitare , jo zyra por, laboratorë, studio, klube, qendra kujdesi, shoqata kërkimore, vende ku njerëzit mblidhen për të bërë gjëra që kanë rëndësi pa një shef që u merr frymën për rezultatet tremujore; do të duhen standarde të reja për të përcaktuar prestigjin edhe statusin, ku vendin e “titullit të punës dhe rrogës “, do ta zërë kontributi, kurioziteti, kujdesi. Do të na duhet një arkitekturë e re ekonomike: si të ardhura bazë universale, ose edhe më mirë, shërbime bazë universale (strehim, kujdes shëndetësor, arsim) të cilat nuk do të mund të sigurohen më nga të ardhurat e gjeneruara nga punësimi.
Por mbi të gjitha do të na duhet terapi …. shumë terapi.

Ne shpesh ankohemi për të rinjtë tanë, të cilët pa u menduar i etiketojnë si përtacë , analfabetë funksionalë , të pamotivuar , pa interesa , por harrojmë që vetë ne jemi pa asnjë ide , pa asnjë strategji të vlefshme për ti ndihmuar . Manualet të cilat ne ndoqëm, rregullat edhe besimet shoqërore institucionet arsimore që ne ngritëm janë të vjetruara edhe pavlerë për të ardhmen që i pret ata.
18 vjeçarët e sotëm janë brezi i parë që do të shikojnë robotët që ecnin në dyshemetë e zyrave fabrikave kapanoneve , restoranteve duke marrë punët e tyre të para , edhe për të qënë të dobishëm duhet patjetër të jenë të përgatitur , të edukuar , të arsimuar, të sofistikuar edhe më shumë se ne, në mënyrë që të pohojnë :
“Ok , Merreni punën. Ne do ta marrim botën mbrapsht”

Çfarë sfide përpara një brezi i cili duhet të jetë ku e ku më i sofistikuar , se ata që sot ankohen për dembelizmin edhe përtacinë e tyre .

Teksa po përpiqesha të shkruaja një fjalim motivimi për 18 vjeçarët shqiptarë që do të fillojnë në Shtator universitetin, u binda se duhet ta fillojë me një ndjesë të madhe në emër të gjithë shoqërisë (ku bëj pjesë aktive edhe unë e cila pa e kuptuar) përpiqet të ndërtojë të ardhmen e tyre me vegla e mjete që nuk vlejnë .

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.