E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama ia mori “kuadren më të mirë” Jola Hysajn, le të fryjë sytë doktor Berisha tani
Lajme

Rama ia mori “kuadren më të mirë” Jola Hysajn, le të fryjë sytë doktor Berisha tani

Shikoni sa bukur e flet italishten Jola Hysaj. Fryni sytë ju të PD-së tani! Rama ua mori kuadrin më të mirë!

Kur Jola Hysa u bë drejtoreshë e Turizmit, nuk e konsiderova ndonjë skandal faktin që një eksponente e njohur e PD-së po promovohej nga qeveria. Në fund të fundit, pas kaq vitesh në opozitë, diku duhet të punojnë edhe demokratët. Madje, nëse janë profesionistë, aq më mirë.

Por kur pashë videon e Kryeministrit me Jolën, ku ajo flet italisht dhe pret turistë në kuadër të spektaklit të radhës propagandistik, më la një shije jo fort të mirë.

Problemi nuk është se Jola Hysa punon për qeverinë. Problemi është kur një profesioniste pranon të kthehet në dekor të një propagande kaq bajate, ku çdo zyrtar duhet të luajë rolin që i cakton regjia e Kryeministrit.

Ndonjëherë duhet ditur t’i thuhet edhe “jo” Edi Ramës. Të punosh në administratë nuk do të thotë të pranosh çdo skenar, çdo video dhe çdo rol që të jepet vetëm sepse kamera është ndezur.

Sepse kur përulësia ndaj shefit kalon një kufi, nuk dëmtohet vetëm dinjiteti profesional i atij që del në ekran. Dëmtohet edhe vetë qeverisja, që kthehet gjithnjë e më shumë në teatër imazhi.

Ndërkohë, demokratët mund të vazhdojnë të fryjnë sytë bashkë me Sali Berishën. Rama jo vetëm u mori pushtetin, por tani duket se po u merr edhe kuadrot më të mira./ lolita

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.