E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: Kam dy ditë që pres  për tu ulur me Lulzim Bashën
Publik News

Rama: Kam dy ditë që pres për tu ulur me Lulzim Bashën

Rama u shpreh sot ne sallen e kuvendit  se  mazhoranca është gati për të ofruar gjithçka që ka të bëjë me mekanizmat e procesit zgjedhor. Kam dy ditë që pres vendin dhe orën për tu ulur me Lulzim Bashën, në çfarëdo formati që të jetë. Mendoj që ja vlen që të flas për atë çka ne me kujtesën e freskët e të qënit në opozitë kur kërkuam vetëm dy gjëra normale.

Edi Rama tha se është gati që PS të hiqte dorë edhe nga shumica në KQZ dhe opozita të marrë çdo garanci që do, por nga ana tjetër deklaroi se e gjithë kjo përpjekje artificiale ka një arsye: të ndalojë PS që të futet në zgjedhje sepse arrin të fitojë zgjedhjet dhe është pro reformës në drejtësi.

Kryeministri Edi Rama tha në Kuvend se çadra nisi pikërisht para fillimit të vettingut..   Frika nga drejtësia tha ai është një frikë e zakonshme të sjellë reagime të jashtëzakonshme. Populli shqiptar ka aspiratë që të ndajë vendin nga kasta e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar që janë të lidhur si mishi me thojin me çadrën.

Një epokë e re për drejtësi, epokë e re për politikën, qeverinë, qeverisjen që ndan raportin e qytetarëve me shtetin. PD do të ndalojë PS të hyjë në zgjehdje se e di se fiton. Përpjekja për tu thënë shqiptarëve se zgjehdjet pa opozitën nuk mund të bëhet, përpjekje e paguar mbi dorë apo nën dorë, me para apo me peshqeshe për të treguar një të pavërtetë që në thelbin e vet është qesharake.

Një qeveri nuk lind për të pasur besimin e opozitës apo pëlqimin e opozitës.

 “Nuk është opozita zyrtare ajo që e prodhon lirinë por është liria ajo që prodhon opozitën. Nëse do ishim në kushtet kur kjo qeveri do të kishte kufizuar lirinë për të prodhuar opozitën atëherë me siguri nuk do kishim çdo ditë një çadër bosh që mbushet dy herë në ditë për shfaqe televizive por do kishim popullin në të gjithë rrugët e Shqipërisë. Opozita është liri, nuk është parti.

Një parti mund të jetë mund të mos jetë, disa parti mund të jenë dhe mund të mos jenë. Por nuk ka shans që në një vend që bën zgjedhje dhe kur zgjedhjet garantojnë pjesmarrjen, procesin e vlerësimit nga populli të partive mbetet vendi pa opozitë. E kundërta është e vertetë, opozita mund të rigjenerohet nga ky proçes, edhe vetë PD. Unë nuk kam parë në histori ndonjë qeveri që lind dhe jeton për të pasur besimin e opozitës dhe pëlqimin e opozitës. Nuk ndodh. Nuk është detyrë e qeverisë dhe as përgjegjësi e qeverisë. Aq më tepër e partive që qeverisin, nuk kanë detyrë të forcojnë partitë që kanë kundër. Kanë detyrë të garantojnë që partitë që janë kundër të kenë barazi në procesin e gjykimit nga populli”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.