Rama mbledh Grupin Parlamentar, zbarkon menjëherë Balluku
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh këtë të hënë për të diskutuar çështje të brendshme dhe aktualitet parlamentar. Në mbledhje ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, duke i dhënë rëndësi të veçantë takimit.
E veçanta e kësaj mbledhjeje ishte rikthimi i Belinda Ballukut në detyrë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që favorizoi atë dhe anuloi pezullimin e mëparshëm. Ky ishte prezantimi i saj i parë në Grupin Parlamentar që nga vendimi i Kushtetueses.
Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa ende nuk është bërë e ditur nëse kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, do të bëjë ndonjë prononcim për mediat pas përfundimit të saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



