E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama mes batutave me Halit Valterin, shthur gojën ndaj PD: Një hale!
Politikë

Rama mes batutave me Halit Valterin, shthur gojën ndaj PD: Një hale!

Kryeministri Edi Rama ka nisur lëvizjet në terren, në një moment kur brenda strukturave socialiste flitet për rritje pakënaqësie. Këtë të martë, ai u ndal në Njësinë 7 në Tiranë, ku zhvilloi një takim me Asamblenë lokale, duke dhënë sinjale për mobilizim dhe rifreskim të Partisë Socialiste.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe te kundërshtarët politikë, duke sulmuar Partinë Demokratike dhe duke përdorur tone ironike në një shkëmbim batutash me Halit Valteri, i cili më herët ka qenë pjesë e PD-së dhe më pas iu bashkua PS-së.

“Nuk duhet nënvlerësuar asgjë. 83 mandate nuk na i fal askush. Ka vetëm një arsye të madhe pse ne i arrijmë edhe 83 mandate, sepse ne kemi parti, ata s’kanë parti. Andej kanë marrë fund partitë. Ku kanë ata? Atje janë… kjo është forcë e madhe që kemi dhe duhet ta përmirësojmë, ta freskojmë, ta motivojmë sepse kjo është forca jonë. Ja ku është edhe ai ballisti aty, Halit Valteri. Kujtonte se kishte parti, thoshte ika nga parti, ç’parti ike ti? Ike nga një hale atje dhe erdhe e gjete parti këtu, nuk i ndahet më zemra nga PS, ballist është deri në fund. Ne i mirëpresim të gjithë”, tha Rama.

Në vijim, kryeministri u ndal edhe te një nga shqetësimet kryesore të qytetarëve, çmimi i naftës. Ai theksoi se rritja e çmimeve është një fenomen global dhe jo i izoluar në Shqipëri. Rama shtoi se është shqyrtuar mundësia për heqjen e taksës së qarkullimit, por sipas tij, një vendim i tillë do të sillte kosto më të larta për qytetarët në forma të tjera, duke e bërë situatën edhe më të rëndë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.