E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama nderohet me Medaljen Presidenciale të Nderit të Izraelit, kryeministri: Myslimanët u bënë mburoja më e fortë e hebrenjve!
Lajme

Rama nderohet me Medaljen Presidenciale të Nderit të Izraelit, kryeministri: Myslimanët u bënë mburoja më e fortë e hebrenjve!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur një fjalim emocionues në Izrael pas marrjes së Medaljes Presidenciale të Nderit të shtetit izraelit. Në fjalën e tij, Rama theksoi rëndësinë e mbrojtjes që populli shqiptar u ofroi hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke e quajtur popullin shqiptar një mburojë të fortë për hebrenjtë, veçanërisht myslimanët që ofruan mbështetje të jashtëzakonshme. Ai theksoi angazhimin e Shqipërisë për të luftuar antisemitizmin dhe për të ruajtur kujtesën e Holokaustit, duke shtuar se në kurrikulat shkollore është futur mësimi i Holokaustit, një nga krimet më të tmerrshme të historisë.

Kryeministri Rama po ashtu njoftoi se Shqipëria është në procesin e ndërtimit të dy qendrave kulturore hebreje, duke vazhduar traditën e bashkëpunimit të ngushtë mes shqiptarëve dhe hebrenjve.

Edi Rama: Populli shqiptar mbrojti hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shqiptarët nuk dorëzuan asnjëherë hebrenjtë. Myslimanët u bënë mburoja më e fortë e hebrenjve. Ne duhet të ngremë zërin kundër antisemitizmit, kemi futur në kurrikula mësimin e Holokaustit, një nga krimet më të tmerrshme në histori. Ne po ndërtojmë dy qendra kulturore hebreje në vend. Siç bënë gjyshërit tanë, ne vijojmë frymën e bashkëpunimit. Shqipëria, në konfliktin e sotëm ka qenë mbështetëse e zgjidhjes me dy shtete. Hamasi janë nazistët e shekullit të ri dhe historia na ka mësuar se me nazistët nuk ka paqe e kompromis.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.