Rama ndërpret transmetimin e Asamblesë së PS-së: Dua të flas vetëm me anëtarët
Asambleja e Partisë Socialiste ka nisur mbledhjen e saj në Gjirin e Lalzit, ku pritet të diskutohen zhvillimet e fundit politike, sfidat e mazhorancës dhe çështje që lidhen me organizimin e brendshëm të forcës qeverisëse.
Që në momentet e para të takimit, kryeministri Edi Rama ka kërkuar që komunikimi të mos vijojë përmes transmetimit publik. Ai ka bërë të ditur se dëshiron të zhvillojë fillimisht një bisedë me dyer të mbyllura, vetëm në praninë e anëtarëve të Asamblesë Socialiste.
“Dua fillimisht të ndaj disa fjalë vetëm me Asamblenë e PS”, është shprehur Rama, duke kërkuar ndërprerjen e transmetimit.
Vendimi për të zhvilluar një pjesë të diskutimeve pa praninë e publikut vjen në një moment kur vëmendja është përqendruar te zhvillimet politike dhe situata brenda Partisë Socialiste.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



