E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama në konferencë me Albin Kurtin flet për tensionet në veri: E drejta është me Kosovën dhe pikë! Serbia duhet të…
Publik News

Rama në konferencë me Albin Kurtin flet për tensionet në veri: E drejta është me Kosovën dhe pikë! Serbia duhet të…

Nga Prishtina, kryeministri Edi Rama foli për tensionet në veri të Kosovës, ku u shpreh i qartë dhe i prerë se në këtë rast e drejta është me shtetin e Kosovës.

Manovrat e Serbisë në veri, Rama i konsideron si manovra teatrale, që nxisin nacionalizimin vandal.

Sipas tij, i takon Sebrisë që të njohë Kosovën, që tashmë është një realiteti i njohur.

“Çështja e njohjes së Kosovës ishte një nga përparësitë e vizitës në Nju Jork dhe mbetet e tillë. Po ashtu një nga përparësitë e Shqipërisë në OKB do të jetë nxitja e njohjes si përmbyllje e kapitullit të shpërbërjes së Jugosllavisë. Nuk ka asnjë diskutim që Serbia duhet ta njohë këtë realitet dhe është për të ardhur keq që në vend të njohjes reciproke sot jemi dëshmitarë të manovrave teatrale ushtarake.

Këto manovra nuk mbrojnë qytetarët serbë në veri të Kosovës, siç pretendohet nga Beogradi, madje edhe nga disa fantazma gjeneralësh të ushtrisë së humbur, sikur kanë dalë nga varri me pretendimin se po mbrohet integriteti dhe siguria e qytetarëve serbë në Kosovë.

Qytetarët serbë të Kosovës jetojnë të pa kërcënuar, madje u paguhet edhe fatura e energjisë nga qeveria këtu.

Këto manovra nxisin nacionalizimin vandal të zjarrvënësve të institucioneve publike.

Aplikimi i reciprocitetit të targave është një normë dhe një marrëveshje e arritur mes të dyja qeverive.

Dua ta them qëndrimin e qeverisë së Shqipërisë, qysh nga çasti i parë që u shfaq ky konflikt, e drejta është më Kosovën dhe pikë, Kosova nuk ka pse ti kthejë targat në një konflikt të përditshëm. Kosova thjesht po kërkon zbatimin e një marrëveshje të dakordësuar.

Tani që problemi është shtruar dhe askush nga miqtë nuk e diskuton domosdoshmërinë e regjimit të reciprocitetit, duhet bërë kujdes që çuarja e forcave të mos kthehet në një problem mes vetë Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Shqipëria ndan bindjen se problemi duhet zgjidhur me dialog”, tha ndër të tjera Rama.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e përbashkët me Edi Rama dha detaje nga mbledhja e dy qeverive.

Kurti uroi Ramën për qeverinë e re, ndërsa u shpreh se dy qeveritë kanë mundësi e potencial për të realizuar projektet që priten nga qytetarët e dy vendeve.

 “Kosova dhe qytetarët e saj i gëzohen progresit në Shqipëri. Përtej sfidave, dy qeveritë tona kanë mundësi e potencial për të realizuar projektet që priten nga qytetarët e dy vendeve. Ne duhet ta rrisim bashkëpunimin për më shumë drejtësi, barazi e mirënie për dy vendet”, ka thënë Kurti.

Ai tha se duhet sa më shpejt të hiqen barrierat, si domosdoshmëri për qytetarë dhe ekonomitë e dy vendeve.

“Do të punojmë së bashku që tregu të jetë më unik, që qytetarët e mallrat të ecin sa më pa pengesa dhe shpejt. Kjo është e mundur mes neve, sepse kemi besimin e plotë te njëra-tjetra”, shtoi Kurti.

Shqipëria dhe Kosova do të kenë një sekretarit koordinues dhe do të udhëhiqet nga Gentian Salaj, që sipas Kurtit ka dy pasaporta të dy vendeve.

Mbledhja e radhës mes dy qeverive pritet të ndodhë në gjysmën e dytë të muajit nëntor.

“Biseduam edhe për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive. Me synimin që mbledhja e përbashkët të jetë në gjysmën e dytë të muajin nëntor”, tha Kurti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.