E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama në momentet e fundit për të negociuar fatin e tij
Lajme

Rama në momentet e fundit për të negociuar fatin e tij

Gazetari Poli Hoxha ‘zbërthen’ pjekurinë dhe sfidat e SPAK

Gazetari Poli Hoxha, komentoi zhvillimet e fundit rreth zv/kryeministres Belinda Balluku dhe hetimit të SPAK ndaj saj, duke e cilësuar këtë moment si një pikë kyçe që dëshmon pjekurinë dhe pavarësinë e institucionit të posaçëm të drejtësisë.

Sipas Hoxhës, SPAK ka arritur një nivel të lartë profesional nën drejtimin e Altin Dumanit, duke treguar se është një institucion i paprekshëm nga ndikime politike. Ai shtoi se mbështetja ndërkombëtare, si nga SHBA-ja ashtu edhe nga Bashkimi Evropian, mbetet e fortë dhe e palëkundur, duke theksuar se peshorja ka anuar qartësisht nga drejtësia.

Gazetari vuri në dukje se pas hetimeve ndaj Ballukut ka dalë në pah një front politik kundër SPAK. “Fillimisht ky front përfaqësohej nga Berisha, ndërsa tani Rama ka dalë hapur kundër tij”, u shpreh Hoxha, duke shtuar se marrja e Ballukut si e pandehur ka nxitur këtë përplasje të hapur politike.

Duke analizuar figurën e zv/kryeministres, Hoxha e përshkroi Ballukun në emisionin “Kjo Javë”, si një personazh me rritje të jashtëzakonshme politike dhe ekonomike, ndërsa hetimi ndaj saj ka zgjatur për rreth një vit, duke nisur nga kallëzimi i parë në gusht të vitit 2024 dhe regjistrimi zyrtar si hetim në shtator të po atij viti.

Një nga elementët kyç të hetimit, sipas Hoxhës, ka qenë analiza e telefonave Blackberry të sekuestruar, për të cilët partnerët ndërkombëtarë kanë vlerësuar se mund të zbërthejnë prova të rëndësishme, përfshirë edhe gjurmimin e parave. Pasi kjo mundësi u konfirmua, prokurorët vijuan punën pa ndërprerje.

Në analizën e tij politike, Hoxha theksoi se kryeministri Edi Rama mund të ndodhet në një moment vendimtar për negociata, por sipas tij, ajo që mund të negociohet është vetëm fati personal. “Ky pushtet, si i korruptuar, ka rënë,” tha Hoxha, duke shtuar se raste të tilla kërkojnë edhe zgjidhje politike.

Në përfundim, gazetari vuri në dukje se ndërsa SPAK po godet “trupin e infektuar” nga jashtë, përmasat e dosjes Balluku janë të mëdha, me rreth 16 mijë faqe materiale të dërguara deputetëve për shqyrtim dhe analizë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.