Si e futi Rama në kurth zyrtaren e lartë amerikane
Dështimi i kryeministrit me Ballukun
Analisti Poli Hoxha ka komentuar zhvillimet e ditës gjatë një aktiviteti qeveritar ku ishin të pranishëm edhe diplomatë të huaj, duke ngritur dyshime për një përpjekje të qëllimshme nga kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku për të vënë në pozitë të sikletshme një zyrtare të lartë të ambasadës amerikane, VanHorn.
Sipas Hoxhës, situata ka pasur disa momente domethënëse, të cilat, sipas tij, përbëjnë një “kurth diplomatik”. Një prej tyre lidhej me vendosjen e qëllimshme të zyrtares amerikane pranë Belinda Ballukut gjatë aktivitetit, veprim që analisti e cilësoi si provokim të hapur.
Ai shtoi se skema nuk funksionoi, pasi në fund të aktivitetit, përfaqësueset diplomatike ia kthyen shpinën Ballukut, duke u larguar pa e përshëndetur apo pa pasur asnjë kontakt me të.
Hoxha u ndal edhe te deklaratat e kryeministrit Rama gjatë aktivitetit, duke theksuar se përmendja e Kinës dhe termave si “pikë mjalti” u interpretua si një mesazh presioni apo paralajmërimi i drejtpërdrejtë ndaj Shteteve të Bashkuara.
Sipas analistit, refuzimi i takimit nga ambasadorja britanike në përfundim të aktivitetit ishte një sinjal i fortë diplomatik, i ngjashëm me precedentë të mëparshëm, kur ambasadorja amerikane Yuri Kim kishte shmangur kontaktin me ish-ministrin Ilir Beqaj në rrethana të ngjashme.
Në vlerësimin e tij në emisionin “Studio 24”, këto episode tregojnë një klimë tensioni dhe mesazhesh të koduara në raportet mes qeverisë shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht në një moment delikat për figurat kryesore të ekzekutivit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



