E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama në ruletë mes Drejtësisë dhe Mafias
OP-ED

Rama në ruletë mes Drejtësisë dhe Mafias

Gusht dhe vapë trullosëse. Protestë e pandalshme, tashme në muajin e tretë mbarëkombëtare kundër qeverisë. Pushtet hajdut deri në kanibalizëm. Dosje ulëritëse. Korrupsion dhe kokainë.
Të gjitha për të larguar një emër. Çelësin e piramidës të së keqes.
Edi Rama
I pandehur në det, me tecet e energjisë, në ajër me falimentin e Alb Controll, të linjës ajrore gjoja shtetërore dhe aeroportin e Vlorës, në tokë me një turrë dosjes. Antishqiptar si askush tjetër, në asnjë lloj gjuhe.
Edi Rama
I pandehuri i fundit i pari në radhë.
Balluku rrotullohet mes presionit agresiv ndaj Ramës e dredhive të hetimit
Beqja gjen prokurorë dremitës dhe procedura pas dy vitesh e rikthen në shtëpi. por jo qindra milionë eurot e koncensioneve
Veliaj harxhon për avokatët kundër drejtësisë, thuajse aq sa është harxhuar për reformën me të cilën mburrej jashtë qelisë
Balla koordinatori përmendur në 80 përqind të.dosjeve të sky-enchro chat tek droga e pastrimi parave hidhet si mister suksesi
Aruba-Albaian files, AKSHI, “Balluku” organizata kriminale mbushur me KM, ministra, deputetë, trafikantë, zyrtarë të lartë pushteti, drejtësie, biznesmenë, medie, oficerë policie, kontrollojnë bashkë gjithçka.
Trafikantë droge e krerë bandash marrin tendera nga qelia. Ortaku Rama nuk i refuzon dot.
“Becchetti” 150 milionë në kurrizin tonë, po pjell një “Bexhet” ndoshta më dreq se aq.
Beqiri njeriu organizatës, kapet në Francë, kështjella dhe avionë, atësia e të cilave kërkon ADN hetimore më tej. Duket se Rama do ia djegë 40 ditëshin e dosjes për ekstradim me pastorin që zot ka KM. Ashtu si prokurorët u gafilosën me shpjegime dijenie të vonuar.
Vëlla Olsi trashi lojërat e fatit me dhjetëra milionë euro, nën hundë-sytë e SPAK-ut, nuse Linda duket nëpër fashikuj të tjerë të shumtë mëkatesh.
Balluku sipas legjende urbane dhe jo vetëm, rend nën ethet e një mëmësie të vonuar, duke kompromentuar Prokurorinë Speciale. Pa harruar shantazhin ndaj shefit të marrë peng.
Të gjithë presin shtatorin të bymehen
Protesta
Opozita
SPAK
Korrupsioni
Kokaina
Pastrimi i parave
Ambasadat…!!
Kush do të derdhet mbi kë.. ?!
Narcogjatësia me kokë nga lobingjet po pret synetllekun e fundit të përballjes mes Drejtësinë dhe Mafias…
Njëra vonon tjetra nuk fal.. !!
Loja mes burgut dhe qoftlargut është në seritë e fundit..!!
RULETA PO RROTULLOHET..

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.