E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama në sulm frontal ndaj fermerëve të vegjël!
Lajme

Rama në sulm frontal ndaj fermerëve të vegjël!

Urdhri për konfiskimin e bulmetit pa faturë, një katastrofë e paralajmëruar

Në një Shqipëri ku mungon mbështetja për fermerët dhe tregjet rurale funksionojnë më shumë mbi fjalën sesa faturën, qeveria e Edi Ramës ka vendosur të ndërmarrë një nga aktet më të diskutueshme të viteve të fundit: ndalimin dhe konfiskimin e qumështit, mishit dhe produkteve blegtorale që shiten pa faturë tatimore.

Me justifikimin e “sigurisë ushqimore” dhe “formalizimit të tregut”, ky urdhër po zbatohet me një agresivitet të paprecedent, duke sekuestruar produkte, vendosur gjoba dhe kërcënuar me penalitete hallkën më të dobët të zinxhirit ekonomik  fermerët e vegjël.

Eksperti i bujqësisë Ervin Resuli, në një intervistë të fundit, paralajmëron se kjo masë është një goditje fatale për blegtorinë shqiptare. Sipas tij, vendimi është marrë në zyrë, pa asnjë dialog real me prodhuesit dhe pa asnjë strategji tranzitore për ta ndihmuar sektorin të përshtatet. Mbi 60-70% e tregtimit të produkteve blegtorale në Shqipëri ndodh në mënyrë informale. Të kërkosh “kasa fiskale” në stallat e Kukësit, apo “gjurmueshmëri digjitale” në baxhot e Tropojës, është jo vetëm hipokrizi, por një tallje me realitetin.

Pasojat janë të qarta: mungesë produktesh në treg, rritje të menjëhershme çmimesh, falimentim i prodhuesve të vegjël dhe boshatisje e mëtejshme e fshatit shqiptar.

Ky nuk është reformim, por një tjetër formë dhune institucionale ndaj njerëzve që punojnë tokën dhe rrisin bagëtinë. Në vend që t’i ndihmojë me infrastrukturë, grumbulltore, subvencione dhe mbështetje teknike, shteti u dërgon inspektorët dhe fadromat.

Nëse kjo politikë nuk rishikohet menjëherë, Shqipëria rrezikon të humbasë prodhimin e saj të pakët vendas dhe t’ia dorëzojë tregun bulmetor dhe të mishit oligarkëve dhe importuesve.

Formalizimi nuk mund të jetë armë shtetërore. Duhet të jetë proces i drejtë dhe i ndihmuar. Përndryshe, është një mënyrë tjetër për të varfëruar më tej fshatin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.