Rama në Uashington me Ervin Demon, si ‘zv/kryeministër’?!
Kryeministri Edi Rama është shfaqur në Uashington në një aktivitet të ashtuquajtur “Bordi i Paqes”, i shoqëruar nga ish-kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo. Prania e Demës në një event me profil ndërkombëtar, krah shefit të qeverisë, ka nxitur menjëherë spekulime për një promovim të mundshëm në nivel qendror.

Burime politike në Tiranë sugjerojnë se Rama po teston figura të reja për poste kyçe në ekzekutiv, në një moment kur pozicioni i zv/kryeministrit është vënë në diskutim për shkak të zhvillimeve të fundit politike dhe hetimore ndaj Belinda Ballukut.
Ervin Demo, i konsideruar si një prej drejtuesve vendorë më të afërt me Ramën, ka ndërtuar profilin e tij si menaxher administrativ në Berat, ndërsa pjesëmarrja në forume ndërkombëtare shihet si hap i zakonshëm për politikanët që përgatiten për role më të larta.
Nga ana tjetër, lëvizjet në hierarkinë qeveritare do të kishin ndikim të drejtpërdrejtë në balancat brenda Partisë Socialiste dhe në raportin e saj me institucionet e drejtësisë, në një klimë ku çështjet e transparencës dhe përgjegjësisë publike janë në qendër të debatit.
Deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për ndryshime në qeveri. Megjithatë, prania e Ervin Demës në Uashington, në një aktivitet ku zakonisht përzgjidhen figura me profil të rritur diplomatik dhe politik, po lexohet si një sinjal i qartë për riformatim të mundshëm të kabinetit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


