E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama përgatit ‘operacionin fshesa’, zbardhet lëvizja e fundit e kryeministrit
Lajme

Rama përgatit ‘operacionin fshesa’, zbardhet lëvizja e fundit e kryeministrit

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë kabinetin qeveritar në një takim informal në Pogradec më 24 dhe 25 gusht, në kuadër të përgatitjeve për nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Takimi, i konceptuar si një “retreat” qeveritar, do t’u japë ministrave mundësinë të raportojnë mbi punën e bërë gjatë muajve të fundit, problematikat e hasura dhe prioritetet për periudhën në vijim.

Në fokus pritet të jetë ecuria e ministrive dhe objektivat që qeveria synon të realizojë në vazhdim të mandatit të katërt qeverisës.

Por fundi i gushtit dhe fillimi i shtatorit mund të sjellin zhvillime edhe në përbërjen e kabinetit.

Në Partinë Socialiste nuk përjashtohet mundësia që Asambleja Kombëtare e PS-së të mblidhet në ditët e para të shtatorit, përpara rikthimit të Kuvendit në punë më 7 shtator.

Nëse kjo mbledhje zhvillohet, ajo mund të shërbejë edhe si një moment i rëndësishëm politik për kryeministrin Rama, i cili mund të njoftojë ndryshime në kabinetin qeveritar.

Prej disa javësh në qarqet politike dhe qeveritare është diskutuar për një “rifreskim” të qeverisë, me mundësinë e ndryshimeve në të paktën gjashtë ministri. Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar për emrat apo dikasteret që mund të preken.

Rama u ka kërkuar ministrave dhe drejtuesve të institucioneve më shumë llogaridhënie dhe një ritëm më të lartë pune, në përputhje me dokumentin “Besa”, të cilin kryeministri e ka prezantuar si metodën e re të funksionimit të qeverisë gjatë mandatit të katërt.

Në rast se Asambleja Kombëtare mblidhet në fillim të shtatorit, në diskutimet e saj pritet të jetë edhe mocioni i propozuar nga deputetja Elisa Spiropali për hapjen e një dialogu kombëtar mbi një marrëveshje të re për Shqipërinë.

Kështu, periudha nga fundi i gushtit deri në fillimin e shtatorit pritet të jetë një nga momentet më të rëndësishme politike për qeverinë dhe Partinë Socialiste, me fokus jo vetëm te objektivat e mandatit të ri, por edhe te përbërja e mundshme e kabinetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.