Rama prezanton sistemin e monitorimit: Në fokus shkelësit dhe qarkullimi rrugor
Do të ketë survejim me kamera në 20 qytete
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot sistemin e monitorimit me kamera të 20 qyteteve në vend.
Kreu i qeverisë tha se në fokus do të jenë shkelësit dhe qarkullimi rrugor.
“Do të ketë survejnim me kamera të qyteteve me fokus qarkullimin rrugor dhe shkelësit. Një sistem i bazuar tek fjala e fundit të sigurisë digjitale i pasuruar me inteligjencën artificiale që do të japë informacione në kohë reale përmes sallave të monitorimit të të gjithë qyteteve që do ta kenë këtë sistem. Do fillohet me 20 qytete. Së shpejti do fillojë sistemi për rrugët kombëtare. Do japë mundësi që çdo ankesë e çdo qytetari të trajtohet në kohë reale. Sistemi verifikon jo thjesht me fotografi, por verifikon me personin, emrin, mbiemrin dhe të gjithë kartelën e tij në aspektin e precedentëve penalë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



