Kryeministri Rama publikon në profilin e tij pamje të kërpudhës së vendosur te Kryeministria dhe thumbon ata që e “ngacmojnë”.
“MIRËMËNGJES, dhe me historinë e KËRPUDHËS, duke iu këshilluar miqësisht atyre që s’e pëlqejnë, të mos e ngacmojnë se rritet më shumë, ju uroj një fundjavë të bukur”, shkruan Rama ndër të tjera.
Kërpudha ishte një vepër arti, dhuruar Ramës nga autori Carsten Holler. Përbëhej nga tre kërpudha më të vogla, ku secila nga pjesët është unike. Kishte pjesën halucinogjene, gjysma tjetër kishte kuptimin e kërpudhës helmuese, dhe tjetra, të kërpudhës që mund të hahet.
Video:



