Rama rikoncepton rezidencat qeveritare

Rruga për t’i kthyer këto asete në funksion publik

Zhvillohet sot “Hospitality Albania”, ku 7 finalistët e Fazës II prezantojnë përpara një Jurie ndërkombëtare projekt-idetë arkitekturore për rimëkëmbjen dhe modernizimin e rezidencave qeveritare, nga struktura të amortizuara me kosto të lartë mirëmbajtjeje, në destinacione ekskluzive dhe tërheqëse për turizmin elitar dhe pritjen e personaliteteve të rëndësishme.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se kjo është rruga për t’i kthyer këto asete në funksion publik.

Kreu i qeverisë shtoi se kjo është një rrugë e re, ku po shihet potenciali i madh që ka vënia në shfrytëzim e aseteve shtetërore për të përfshirë publikun përmes shtetit si palë e interesuar duke ndryshuar edhe formulat e ndërveprimit.

“Sot hapim një tjetër nga kapitujt e punë së korporatës shqiptare të Investimeve, që ka të bëjë me rrjetin e rezidencave të dikurshme qeveritare që prej shumë kohësh kanë mbetur në një limbo si rezultat i mos përdorimit për shkak të humbje së funksionit.
Eksperienca e 2 rezidencave në Tiranë që tanimë janë transformuar njëra në një shtëpi pritjeje të shtetit shqiptar për personalitete të fushave të ndryshme e tjetra në një qendër për artistë të rinj nga e gjithë bota në bashkëpunim me fondacionin francez, na ka treguar se kjo është rruga për t’i kthyer këto asete në funksion publik.
Një ra për vilën e Enver Hoxhës në Vlorë dhe tjetri për një tjetër rezidencë qeveritare në Velipojë.
Është një rrugë e re, ku po shohim potencialin e madh që ka vënia në shfrytëzim e aseteve shtetërore për të përfshirë publikun përmes shtetit si palë e interesuar duke ndryshuar edhe formulat e ndërveprimit”, tha ai.

Publikuar nga Publik Media