Rama sherr live me gazetaren: Sot ju tregoj pse bërtet Luli, e dua shumë, por njëherë në muaj i do nja dy shpulla sepse…
Kryeministri Edi Rama është kapur live me gazetaren Ambrozia Metaj, për një pyetje të kësaj të fundit lidhur me kërcënimet që pretendon PD se i janë bërë kryetares aktuale të bashkisë së Durrësit, për inceneratorët.
Gazetarja e pyeti nëse kryeministri është i shqetësuar apo jo, ndërsa Rama tha se si fillim duhet të pyeste nëse është lajm i vërtetë apo i rremë.
Më tej kryeministri tha se sot do jetë i ftuar te Fevziu ku do të faktojë me dokumente se pse Basha është i shqetësuar për inceneratorët. Me humor dhe ironi, kreu i qeverisë tha se Basha e meriton një “shpullë”.
Pyetje: A jeni i shqetësuar z.kryeministër për krërcënimet që i janë bërë kryetarës së bashkisë së Durrësit për inceneratorët?
Rama: Ja si bëhet lajmi në Shqipëri, e nxjerr Luli, e hedh Çimi, e pyet Ambrozia, dhe tani unë duhet të përgjigjem me patjetër. Pyetja e saktë është a jeni në dijeni që është kërcënuar? Dhe pastaj thonë çfarë ke me median? Jo më s’kam asgjë unë. Sot më ndiqni te Fevziu, do t’ju ndriçoj me dokumenta se pse është i shqetësuar Luli dhe pse bërtet. Unë e dua shumë Lulin, por na një shpullë njëherë në muaj kur e meriton, është kusht i dashurisë, kush të rreh të do.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



