E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: Socialistët dhe punonjësit e administratës, pjesë e protestës
Lajme

Rama: Socialistët dhe punonjësit e administratës, pjesë e protestës

Kryeministri Edi Rama ka pranuar publikisht se në protestat e muajve të fundit kanë marrë pjesë edhe anëtarë, mbështetës dhe votues të Partisë Socialiste, duke e cilësuar këtë si një sinjal të qartë për reflektim nga ana e mazhorancës.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të PS-së, ku ishin të pranishëm edhe anëtarë të kabinetit qeveritar, Rama u ndal te pakënaqësitë e shfaqura si në sheshe, ashtu edhe në rrjetet sociale. Ai theksoi se këto reagime nuk duhet të injorohen, por të lexohen si një tregues i standardeve që qytetarët kërkojnë nga qeverisja.

Kreu i qeverisë nënvizoi se mes protestuesve ka pasur jo vetëm qytetarë të zakonshëm, por edhe socialistë, mbështetës të qeverisë dhe persona të punësuar në administratën shtetërore.

“Mosmirënjohës është pikënisja e perspektivës së re që na duhet sepse në të gjendet kuptimi më i gabuar. Dua t’ua them unë që në fillim duke i parë në sy atyre që protestuan kundër kryetari të Bashkisë, atyre që dolën në bulevard atyre që protestuan të heshtur apo me zë, që pas zgjedhjeve të qershorit të kaluar. Ju nuk jeni mosmirënjohës, jeni matësi i ri i standardeve tona.

Ju që mbushët rrjetet sociale dhe bulevardit nuk protestuat ndaj Shqipërisë që ndërtuam në 3 mandatet e para. Ata jo të paktë që ishin anëtarë të PS dhe mbështetës e votues, apo edhe ata që ishin në punë shteti dhe në darë shkonin në protestë. Nuk dolën atje për t’ju bashkuar këngës Rama jepe dorëheqjen apo të mohoni transformimin e Shqipërisë. U bashkuan sepse forca e saj përthithëse ishte më e madhe për ta se sa figura ime.

Ishin në shesh sepse i çoi një nevojë e thellë për të përcjellë një mesazh më të fortë se përkatësia ndaj një partie apo ngjyra e qeverisë për të cilën mund të kenë votuar”, u shpreh Rama.

Deklarata e kryeministrit vjen në një moment kur protestat dhe reagimet publike kanë shtuar presionin ndaj qeverisë, duke e vendosur fokusin te nevoja për analizë të brendshme dhe përmirësim të raportit me qytetarët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.