Rama takim me drejtuesit politikë të qarqeve në selinë rozë
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit politikë të qarqeve mëngjesin e sotëm në selinë rozë.
Procesi organizativ në të gjitha qarqet e vendit për rienergjizimin e kësaj force politike në funksion të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të ardhshme ka qenë fokusi i takimit.
PS në datat 10 dhe 11 maj do të zhvillojë zgjedhjet bazuar në parimin 1 anëtar 1 votë për votimin e delegatëve për Kongresin, që do të mbahet në fillim të qershorit.
Nga ky Kongres do të dalë Asambleja e re e partisë dhe më pas në një mbledhje të Asamblesë së re do të zgjidhet edhe kryesia e kësaj force politike.
Gjatë mbledhjes së sotme të gjithë drejtuesit politikë të qarqeve kanë raportuar tek kreu i PS gjithë organizimin e punës në terren në funksion të rienergjizimit të partisë, proces ky PS ka vendosur fokus të veçantë.
Pas procesit të Zgjedhjeve më 10-11 maj Rama pritet të nisë një turne disa kryeqytete të Evropës ku do të takohet me degët e PS në këto vende. Pritet që në këto takime Rama të tregojë qasjen që PS ka për votën e diasporës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



