Rama thumbon kryeministrin holandez: Iu desh të fitonte katër palë zgjedhje të vinte në Tiranë
Ka nisur me një batutë nga e kryeministrit Edi Rama konferenca me homologun holandez Mark Rutte. Që në fillim Rama deklaroi se kryeminitrit të Holandës iu deshën që të fitonte katër palë zgjedhje deri sa të bindej të vizitonte Shqipërinë.
“Iu desh të fitonte katër palë zgjedhje që të vinte në Shqipëri, veçse se kjo vizitë në Tiranë, është në një moment shumë të veçantë’, theksoi Rama. Ai vlerëoi mikëpritjen që iu në Holandë në vizitën zyrtare, duke u pritur me të gjitha nderimet.
“Kur siç e dini Holanda e ka mbështetur hapur hedhjen e hapit e mëtejshëm për Shqipërinë dhe thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në. Ne kremtuam vitin e shkuar 50 vite marrëdhënie me Holandën e në vazdimësi kemi një marrëdhënie pune shumë pozitive, imapkti i Holandës në Shqpëri rritet vit pas vitit, me projektet e përbashkëta e mbështetjes që marrin nga qeveria holandeze me anë të ambasadës së saj në Tiranë. Nga ana tjetër e rritjes së biznesit holandez në Shqipëri, që nga kompania Shell, e deri te arkitektët holandez që janë pëfshirë në zhvillimet urbane në vendin tonë, e deri të turistët holandez”, tha Rama.
Në fund, Rama është shprehur se në Shqipëri ka aq shumë persona që e ndjekin dhe duan kombëtaren e futbollit të Holandës sa ditët e sotme më flamujt e vendosur në rrugët kryesore duket sikur Holanda ka fituar botërorin… të paktën në Shqipqri.
“Mark ky është një vend që ka shumë ndjekës dhe tifozë të kombëtares hollandeze, po të shohim edhe rrugët që janë mbushur me flamuj të Hollandës, kështu që duket sikur më në fund e fituat edhe kupën e botës këtu në Tiranë të paktën.”– tha Rama./Gazeta Shqip
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



