E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama u dërgon mesazhe qytetarëve në numrat e tyre privatë
Publik News

Rama u dërgon mesazhe qytetarëve në numrat e tyre privatë

Skandali i abuzimit me të dhënat e qytetarëve nuk di të ndalet.

Kryeministri Edi Rama vazhdon të abuzojë me këto të dhëna, duke u dërguar nga një mesazh qytetarëve në celularin e tyre. Shumë qytetarëve u ka mbërritur në Ëhatsapp apo në rrjete të tjera mesazhi nga numri: 0697048901.

Në foto shfaqet fytyra e Edi Ramës.

“Faleminderit nga zemra nëse më votuat dhe respekt pa rezerva edhe nëse nuk më votuat! Unë dua të jem kryeministri i denjë i të gjithëve Ju, pa dallim bindjesh e krahinash dhe do të bëj gjithçka mundem, për ta bërë bashkë me Ju Shqipërinë të ardhmen tonë! Përqafime dhe shëndet e lumturi familjarisht. Edi Rama,” shkruan Rama.

Edhe në fillimin e pandemisë, Edi Rama ndërhyri brutalisht te celularët e qytetarëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.