E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama u vendos kushtin e prerë kryebashkiakëve për rikandidim
Lajme

Rama u vendos kushtin e prerë kryebashkiakëve për rikandidim

Nga Asambleja e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka bërë të qarta kriteret që do të përcaktojnë rikandidimin e kryebashkiakëve në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.

Sipas tij, çdo kandidat që synon një mandat të ri duhet të përmbushë disa kushte konkrete, të lidhura me zhvillimin ekonomik dhe menaxhimin e territorit. Rama theksoi se nuk do të ketë rikandidim për asnjë kryetar bashkie që nuk ka realizuar të paktën 10 kontrata në kuadër të “paketës së maleve”, si dhe nuk ka miratuar 3 ndërmarrje të përbashkëta.

Ai u shpreh se këto kritere janë të domosdoshme për të nxitur zhvillimin e zonave rurale, duke kritikuar faktin që, pavarësisht reformës territoriale, shumë bashki nuk e kanë shfrytëzuar potencialin e tyre përtej shërbimeve bazë.

“Është e papranueshme që territori rural të trajtohet vetëm për punë komunale, kur ai ofron mundësi të mëdha zhvillimi”, theksoi Rama.

Ky vendim pritet të ndikojë drejtpërdrejt në përzgjedhjen e kandidatëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore, duke vendosur një standard të ri për performancën e drejtuesve lokalë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.