E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Raporti i PE për Shqipërinë, shqetësime për lirinë e medias
Bota

Raporti i PE për Shqipërinë, shqetësime për lirinë e medias

Parlamenti Europian ka publikuar raportin për vitin 2026 për Shqipërinë, ku një nga çështjet kryesore të ngritura lidhet me lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve.

Në raport evidentohet një klimë shqetësuese për profesionistët e medias, ndërsa dënohet ashpër gjuha armiqësore dhe sulmet ndaj tyre. Raporti thekson se gazetarët dhe mediat e pavarura përballen shpesh me presion, veçanërisht kur raportojnë mbi çështje që lidhen me sundimin e ligjit, korrupsionin dhe sistemin e drejtësisë.

“Dënim i fortë i retorikës anti-media nga zyrtarë të lartë: raporti dënon fuqimisht armiqësinë ndaj gazetarëve dhe profesionistëve të pavarur të medias, duke përmendur shprehimisht sulme verbale dhe retorikë anti-media nga zyrtarë të lartë, fushata denigruese dhe ngacmim mizogjinist online — shumica e të cilave synojnë gazetarë që raportojnë për sundimin e ligjit, korrupsionin dhe drejtësinë.

Numër i lartë padish ndaj gazetarëve: shprehet shqetësim për numrin e lartë të padive ndaj gazetarëve (SLAPP); shpërbluarja e shpifjes dhe fyerjes nuk është bërë ende plotësisht, sipas standardeve evropiane.

Transparenca e pronësisë së medias: kërkohet transparencë më e madhe e konflikteve të mundshme të interesit të pronarëve të medias dhe e shpërndarjes së reklamave shtetërore për të mbrojtur pavarësinë editoriale”, thuhet në raport.

Raporti i Parlamentit Europian thekson se këto problematika kërkojnë vëmendje të menjëhershme dhe masa konkrete për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të lirë për gazetarët në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.