Raporti për Inceneratorët/ Nënkryetarja e PD: Keqardhje që deputetët demokratë bashkuan votat me Ramën!
Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku u shpreh në konferencë me gazetarët se ndjen keqardhje që disa deputetë demokratë bashkuan votat me Edi Ramën për të votuar kundër raportit të Komisionit Hetimor për Inceneratorët.
“Ju e keni parë që pavarësisht ndasive që mund të kemi për zhvillimet në PD, kemi qenë në një mendje në këtë komision. Unë i kam dhënë hapësirë maksimale çdo kolegu për të dëgjuar mendimin e kujtdo. Sepse mendoj se kundërshtari ynë i vetëm sot është Edi Rama. Kam ndjerë keqardhje që deputetë të PD bashkojnë votën me Edi Ramën.
Raporti ka qenë online që ditën e hënë, Sjellja më normale do kishte qenë që nuk e voton jo të votosh kundër. Nuk gjej asnjë arsye pse duhet të bashkosh votën me Edi Ramën kundër punës tënde. Besoj se në këtë punë kemi pasur shumë pengesa dhe duhet të kishim qenë në një zë kur u dorëzua ky raport. Nuk ma ka penguar fare punën. Po edhe e kësaj dite e besoj që duhet të ishim bashkë në miratimin e këtij raporti.
Ka qenë një nga çështjet që e ngrita edhe në mbledhjen e fundit. Ndjej keqardhje për ata që nuk ishin në sallë. Por ndaj atyre që votuan kundër mund të shprehem se ndjej keqardhje. Nuk dua të marr asnjë meritë për këtë komision. Meritën e merr Partia Demokratike”, u shpreh Tabaku.
Ajo foli edhe për vizitën e ish-eurodeputetit Elmar Brok në Tiranë për zgjidhjen e krizës brenda PD. Tabaku nuk ceku asnjë pikë nga diskutimi për këtë çështje, por shtoi se ajo ka diskutuar me të për Komisionin Hetimor për Inceneratorët.
“Kemi qenë bashkë në komunikim edhe dje. Me Elmar Brook diskutova edhe për Inceneratorët. Ambasada gjermane ka përgatitur një raport për punën e këtij
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



