Reagon ish-kryeministri pasi gjykata liroi dhë dhëndrin nga qelia: S’ka asnjë risi

“Së pari, më duhet të them se nuk ka asnjë risi në vendimet të cilat dëshmojnë kontrollin e sistemit të drejtësisë, shndërrimin e saj në degë të ekzekutivit nga Edi Rama” tha fillimisht Berisha.

Ish-kryeministri ka akuzuar gjyqtaren Enkeleda Millonai, i cila sipas tij, ditën e djeshme në sallën e gjyqit është shprehur se korrupsioni konsumohet edhe duke zbatuar ligjin.

Sipas tij me këtë deklaratë, gjyqtarja shumëzon me zero ligjin.

“Duhet t’ju informoj ju se dje në sallën e gjyqit, famozja (Enkeleda Millonai) ka deklaruar: Sipas saj, korrupsion konsumohet  edhe duke zbatuar ligjin. Nuk ka standard më amoral se sa ky.

Kur një njeri i ligjit deklaron se korrupsioni konsumohet duke zbatuar ligjin, ajo fshin cdo norme mes moralit dhe amoralitetit, mes ndershmërisë dhe vjedhjes, mes integritetit dhe banditizmit.

Një deklaratë të tillë, ju garantoj se nuk e gjeni dot të bërë as në gjyqet më të egra të diktaturave.

Ka deklaratë më të turpshme se kjo. Nëse ka një garanci transparenca, mosabuzimi dhe mbrojtja është zbatimi i ligjit.

Ajo shumëzon me zero ligjin, këtë mund ta bëjë vetëm ajo, por jo vetëm. Ajo e ka shqipëruar, por atë e ka shkruar Edi Rama me Arben Krajën, i cili qëndron në detyrë në kundërshtim me ligjin aktual të prokurorisë” shtoi ish-kryeministri.

Berisha, nënvizoi sot para mediave gjatë konferencës për shtyp se “dhëndri im ishte i burgosur politik dhe është i burgosur politik.”

“Dhëndri im ka marrë 410 metër katrorë si i 64-ti që ishte në atë fis, nga 1 miliard e 577 milionë metër katrorë të rikthyer pronarëve nga koha e diktaturës, – shpjegoi Berisha më tej. – E marrë e gjitha, në përputhje me dokumentet. Por për t’u marrë aty, duhet që dikush të përsërisë atë që thotë Edi Rama, se zbatimi i ligjit nuk përjashton konsumin e korrupsionit.

E kuptoni se çfarë rreziku përbëjnë këta jo për Sali Berishën, as për familjen e tij, por për çdo qytetar dhe shoqërinë shqiptare?! Kështu që nuk është e vërtetë që ka dhënë urdhër apo nuk ka dhënë urdhër. Ajo do shkonte në Strasburg menjëherë. E kam thënë dhe herën e parë këtu, që fatmirësisht Shqipëria është anëtare e Këshillit të Europës.

Malltezi nuk u nxor nga burgu, ai u la në arrest shtëpie. Kjo nuk përbën asgjë. Ai nuk ka asnjë, ka zero, zero… ata vetëm nuk e kanë fajësuar. Vetë nuk kanë arritur ta fajësojnë.

Pas tre vite hetime, nuk kanë arritur të gjejnë një provë, një fakt, një dokument për të ngritur padi ndaj tij, por e kanë marrë nën hetim. Pra, ai duhej të ishte në shtëpi. Kjo, përkundrazi që nuk gjendej asgjë mbi to, u bë kjo.

Ajo çështje do zgjidhet në Strasburg.”

Publikuar nga Publik Media