E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagon pas akuzave të PD-së,AKSHI: Të dhënat e publikuara pas sulmeve kibernetike nuk janë marrë te ne
Lajme

Reagon pas akuzave të PD-së,AKSHI: Të dhënat e publikuara pas sulmeve kibernetike nuk janë marrë te ne

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka reaguar pas akuzave të ngritura nga Partia Demokratike ndaj këtij institucioni, në lidhje me sulmet kibernetike dhe hakerimin e të dhënave të shqiptarëve.

AKSHI i cilëson si sulme politike dhe pa fakte akuzat e opozitës, ndërsa thekson se nuk ka asnjë lidhje apo përgjegjësi me pasojat e sulmeve kibernetike ndaj institucioneve.

AKSHI shprehet se të gjitha të dhënat e publikuara pas sulmit, nuk janë marrë nga ky institucion.

“Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpreh keqardhjen për sulmet politike ndaj institutionit dhe punës së tij duke tentuar manipulimin e opinionit publik.

Nisur nga akuzat pa asnjë fakt, informojmë qytetarët shqiptarë se AKSHI nuk ka asnjë lidhje apo përgjegjësi me pasojat e sulmeve kibernetike ndaj Policisë së Shtetit apo institucioneve të tjera publike dhe private, të cilat nuk kanë asnjë lidhje teknike me sistemet që mirëmban AKSHI.

Kujtojmë se pavarësisht sulmit të fuqishëm kibernetik, i pandodhur më parë në Shqipëri për nga lloji dhe përmasat, vetëm 7 mailboxe të hostuara pranë AKSHI-t janë bërë publike.

Prej muajsh, institucioni i AKSHI-t sulmohet pa asnjë fakt ndërkohë që për këtë çështje kanë dhënë verdiktin e tyre edhe institucione të njohura ndërkombëtare amerikane FBI, CISA, US Army dhe Microsoft.

Vlen të theksojmë se të gjitha të dhënat e publikuara pas sulmit, nuk janë marrë nga AKSHI.

Gjejmë rastin të falenderojmë punën e të gjithë punonjësve të AKSHI-t dhe partnerëve ndërkombëtarë (FBI dhe Microsoft) që kanë punuar prej muajsh 24/7, pa pushim, për të rikthyer e-Albania në funksion brenda 4 ditësh, e për të vijuar me të njejtin nivel përkushtimi në javët e muajt në vijim për të siguruar mbarëvajtjen e sistemeve”, thuhet në reagim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.