E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagon SHBA: Koha për të luftuar krimin e organizuar
Publik News

Reagon SHBA: Koha për të luftuar krimin e organizuar

Pas miratimit të paketës ligjore nga qeveria të ‘ANTI-KÇK-së’ ka reaguar edhe ambasada amerikane në Tiranë. Në një deklaratë për shtyp ambasada e Shteteve të Bashkuara deklaron se mirëpresin përpjekjet e intensifikuara nga qeveria shqiptare për të parandaluar dhe luftuar krimi e organizuar.

Sipas SHBA-ve, mekanizmat e përforcuar për zbatimin e ligjit duhet edhe të mbështesin institucionet e reja të drejtësisë të ngarkuara me ndjekjen penale të krimit të organizuar, edhe të harmonizohen me standardet e procesit të drejtë ligjor.

“Ndërsa vazhdon zbatimi i reformave të rëndësishme të drejtësisë, Shtetet e Bashkuara mirëpresin përpjekjet e intensifikuara nga Qeveria e Shqipërisë për të parandaluar krimin e organizuar që të përdorë pasurinë e paligjshme për të minuar themelet e shtetit ligjor. Mekanizmat e përforcuar për zbatimin e ligjit duhet edhe të mbështesin institucionet e reja të drejtësisë të ngarkuara me ndjekjen penale të krimit të organizuar, edhe të harmonizohen me standardet e procesit të drejtë ligjor. Ne do të vazhdojmë ta ndjekim zbatimin e këtij ligji me interes te madh”, thuhet në deklaratën për shtyp të ambasadës amerikane.

Çfarë parashikon ligji ANTI-KÇK?

Draftin që godet krimin e organizuar, grupet terroriste, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Si do të futet në lojë Policia e Shtetit, BKH-ja dhe ligji “Antimafia” në funksion të “Anti-KÇK”-së

Qeveria ka miratuar paketën ligjore “Anti-KÇK”, e cila parashikon ashpërsimin e luftës ndaj krimit të organizuar, grupeve që tentojnë të kryejnë akte terroriste apo grupeve, të cilat sfidojnë shtetin duke mos justifikuar pasurinë e tyre. Paketa “Anti-KÇK” do të sjellë rrjedhimisht edhe ndryshime në ligjin “Anti-Mafia”, ligjin e Policisë së Shtetit, ligjin për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara si dhe Kodin Penal. Drafti i zbardhur nga gazeta “Fjala” sjell një panoramë të plotë të të gjithë aktivitetit të “Anti-KÇK”-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.