E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Recitoi apo këndoi? Artistët e “Kënga Magjike” debatojnë për këtë këngë
Showbiz

Recitoi apo këndoi? Artistët e “Kënga Magjike” debatojnë për këtë këngë

Debatet për edicionin e 20 të Këngës Magjke po vazhdojnë.Kënga “Ah, ku më hodhi Zoti” e Robert Aliaj-t nuk u votua mjaftueshëm me pikë nga kolegët e tij dhe rrjedhimisht nuk u kualifikua në natën finale të “Kënga Magjike”.

Lajmin që nuk do ishte në finale e dha vetë Roberti për herë të parë të premten kur ishte i ftuar në emisionin “Zonë e lirë”.

Ndërkohë, ditën e djeshme në “E diela Shqiptare” ku ishin të ftuar disa prej finalistëve të festivalit, kjo ishte një ndër temat që shkaktoi edhe debat mes artistëve, duke qenë se kishin mendime të ndryshme në lidhje me materialin muzikor me të cilin Roberti u paraqit në këtë kompeticion.

Aurela Gaçe u shpreh se nëse do të donte të kishte ardhur ndryshe dhe seriozisht në këtë festiva do vinte me një këngë si ajo e Robertit, për vetë mesazhin aktual që ajo mbart. Aurela shtoi se kënga ishte një klithmë për ditët e sotme dhe duhej të ishte vlerësuar më shumë.

Ndryshe nga Aurela, Ronela Hajati ndante një mendim krejtësisht ndryshe. Sipas Ronelës pavarsisht mesazhit që përcillte dhe që nuk e mohoi që ishte shumë i bukur, Robert Aliaj duhej të recitonte diku tjetër, sepse “Kënga Magjika” është një festival ku këndohet dhe jo recitohet. Sipas këngëtares, “Ah ku më hodhi Zoti” ngjan më shumë me një poezi me muzikë në sfond, se sa me një këngë e mirëfilltë.

Të njëjtin mendim me Aurelën ndante edhe Rovena Dilo e cila u shpreh se nëse do t’i referoheshim logjikës së Ronelës atëhërë repistët nuk do të të mund të merrnin pjesë në asnjë festival, pasi edhe këngët e tyre janë më shumë recitim se sa këndim i mirëfilltë.

Producenti dhe prezantuesi i këtij spektakli, Ardit Gjebrea, pasi i dëgjoi të gjitha mendimet e diskutimet e artistëve në lidhje me këtë temë, tha që “Kënga Magjike” është festival aleternativ, i cili pranon edhe këngë si të Robertit që nuk i pëlqejnë Ronelës, edhe këngë të tjera të cilat nuk i pëlqejnë Robertit, duke iu referuar deklaratave të këtij të fundit në “Zonë e lirë” ku u shpreh se ky festival promovon “këngë tallavaje”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.