E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reforma Territoriale/ Ambasadorja Yuri Kim dhe e BE-së takojnë sot një grup deputetësh të PD dhe Alibeajn
Publik News

Reforma Territoriale/ Ambasadorja Yuri Kim dhe e BE-së takojnë sot një grup deputetësh të PD dhe Alibeajn

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, diplomatja e BE-së, Christiane Hohmann, ai i Italisë, Fabricio Buçi, i Gjermanisë, Peter Zingraf dhe përfaqësues të OSBE-së do të takohen ditën e sotme me disa deputetë të Partisë Demokratike. Mësohet se takimi do të mbahet në orën 12:00 në Kryesinë e Kuvendit.

alkanWeb mësohet se përveç kreut të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, në takim do të jenë dhe 7 deputetë të tjerë, si Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Agron Gjekmarkaj dhe Grida Duma.

Takimi në fjalë do të jetë në kuadër të Reformës Territoriale. Kujtojmë se ditën e sotme, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj do të takohet edhe me Presidentin Bajram Begaj në orën 18:00, në kuadër të zgjedhjeve lokale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.