E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reforma Territoriale, qytetarët në protestë te Kryesia e Kuvendit
Lajme

Reforma Territoriale, qytetarët në protestë te Kryesia e Kuvendit

Qytetarë nga disa bashki të vendit janë mbledhur këtë të hënë para Kryesisë së Kuvendit, në shenjë kundërshtimi ndaj reformës së re territoriale të propozuar nga Partia Socialiste.

Protesta zhvillohet në një kohë kur në Komisionin e Ligjeve pritet të diskutohet mbi ndryshimet e propozuara për organizimin territorial të vendit. Banorët dhe përfaqësuesit e disa njësive vendore kundërshtojnë shkrirjen apo ndryshimin e statusit të bashkive të tyre.

Në protestë janë parë qytetarë të ardhur nga zona të ndryshme të vendit, ndërsa mes pankartave bien në sy mesazhet e banorëve të Selenicës dhe Fushë-Arrëzit.

“Fushë Arrëzi nuk dorëzohet”, “Mos e prekni Selenicën”, “Mos na merrni zërin, dëgjoni qytetarët” dhe “Identiteti ynë nuk negociohet” janë disa prej sloganeve të shfaqura gjatë tubimit.

Një prej zonave që ka kundërshtuar më fort ndryshimet e propozuara është Divjaka. Banorët e kësaj bashkie kanë zhvilluar protesta të përsëritura, duke kërkuar që Divjaka të vijojë të funksionojë si bashki më vete.

Kundërshtimi ndaj reformës nuk është kufizuar vetëm te Divjaka. Edhe banorë të bashkive të tjera kanë shprehur shqetësimin se ndryshimet territoriale mund të ndikojnë në përfaqësimin e tyre vendor, shërbimet publike dhe ruajtjen e identitetit të komuniteteve.

Protestuesit kërkojnë që zëri i banorëve të merret në konsideratë përpara marrjes së çdo vendimi për hartën e re territoriale të Shqipërisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.