E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reforma Territoriale, zbulohet plani i PS për ndarjen e re të bashkive
Lajme

Reforma Territoriale, zbulohet plani i PS për ndarjen e re të bashkive

Mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, e zhvilluar këtë të mërkurë, u shoqërua me debate të forta dhe përplasje mes palëve politike, duke çuar në mbylljen e saj pa një dakordësi konkrete mbi afatet e procesit.

Diskutimet u përqendruan kryesisht te koha e nevojshme për përfundimin e reformës, një çështje që vijon të mbetet burim përplasjesh mes mazhorancës dhe opozitës.

Ndërkohë, Partia Socialiste pritet të paraqesë së shpejti një propozim zyrtar për riorganizimin territorial të vendit, duke përcaktuar edhe numrin e ri të njësive vendore. Sipas konceptit paraprak të hartuar nga mazhoranca, Shqipëria mund të ndahet në rreth 40 deri në 50 bashki, duke sjellë një ristrukturim të ndjeshëm të hartës aktuale administrative.

Paralelisht me këtë proces, me nisjen e sesionit të ri parlamentar, Kuvendi pritet të marrë në shqyrtim ndryshime të rëndësishme ligjore që lidhen drejtpërdrejt me reformën. Konkretisht, bëhet fjalë për amendime në ligjin për vetëqeverisjen vendore dhe atë për financat vendore, të cilat do të përshtaten me modelin e ri të ndarjes territoriale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.