Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës konkretizon marrëveshjen me Universitetin e Katanias
Nisin projektet e bashkëpunimit midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit të Katanias
Një delegacion nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, i kryesuar nga Rektori Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, u prit nga Rektori i Universitetit të Katanias, Francesco Priolo dhe nga pedagogët e Departamentit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mjedisit.
Ky takim u zhvillua në kuadër të ndërkombëtarizimit të institucioneve arsimore dhe krijimin e marrëveshjeve bashkëpunuese mes tyre.
Rektori Priolo shprehu gadishmërinë për të aktivizuar një kurs studimi në dobi të studentëve për një “diplomë të dyfishtë”, në fushën e shkencave bujqësore.
Në këtë takim u vendos një shkëmbim ndërinstitucional si pjesë e projektit Erasmus + International Credit Mobility (ICM-KA107).
Ditët e para të muajit prill, Universiteti i Katanias ka pritur disa studentë shqiptarë dhe libanezë, për një periudhë praktike në laboratorët e departamenteve të Universitetit.
Sallaku ka deklaruar se për të rritur numrin e të diplomuarve në sektorin e bujqësisë në vendin tonë fokusi është përqëndruar në ndërkombëtarizimin e kurseve duke u ofruar studentëve mundësinë për të ndjekur kurse jashtë vendit dhe për të marrë diplomën e dyfishtë Shqiptare dhe Italiane.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



