E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rektori i Universitetit të Mjekësisë fshin djersët me maskë
Publik News

Rektori i Universitetit të Mjekësisë fshin djersët me maskë

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, në Tiranë, Arben Gjata është filmuar nga kamerat gjatë ceremonisë së dekretimit nga Presidenti Ilir Meta duke fshirë djersët me maskë, një moment ky që ka marrë vëmendjen mediatike.

 

Rektori mesa duket nuk ka pasur për momentin me vete farsoleta dhe ka shfrytëzuar maskën për të fshirë djersët në fytyrë.

Pavarësisht momentit të sikletshëm ku është gjendur Gjata, i cili është pjesë e ekipit të Task Forcës Anti-Covid, Rektori ka dhënë një shembull të keq, pasi nga spotet e shumta të ministrisë së Shëndetësisë, që tregon si të mbrohemi nga virusi i rrezikshëm, nuk rekomandohet në asnjë mënyrë prekja e maskës nga jashtë, e jo më fërkimi i fytyrës me të.

Nuk dihet nëse maska ishte e papërdorur më herët, por kjo pamje tashmë e ka dhënë mesazhin e gabuar tek qytetarët.

 

fshirje-me-maske-640x449fshirje-me-maske2-640x496

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.