Reshje të dendura shiu e stuhi e fortë, uji “vërshon” në pedonalen e Shkodrës! Pamjet e qytetit të përmbytur
Gjatë orëve të natës, pedonalja në qendër të qytetit verior është përmbytur nga rrebeshi i shiut.
Në pamjet e siguruara nga Panorama, shihet se si vërshon uji në pedonale.
Si pasojë e motit të keq problematika ka pasur fshatra. Raportohet se dhjetra hektar tokë janë përmbytur dhe disa banesa kanë pësuar dëme.
Po ashtu në rrugën e zonës turistike të Shirokës pranë liqenit të Shkodrës gjatë natës ka patur probleme me rrëshqitjet e dheut duke vështirësuar kështu qarkullimin rrugor.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



