E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Revolta/ Përfshihet nga flakët godina e OTP Bank në Myslym Shyri
Lajme

Revolta/ Përfshihet nga flakët godina e OTP Bank në Myslym Shyri

Një tjetër godinë është përfshirë nga flakët gjatë protestës në Tiranë. Këtë herë, incidenti është regjistruar në zonën e Myslym Shyrit, ku filiali i OTP Bank është sulmuar dhe më pas është përfshirë nga zjarri.

Sipas raportimeve, protestuesit kanë thyer xhamat e godinës dhe më pas i kanë vënë flakën. Pamjet nga vendngjarja tregojnë përmasat e incidentit, ndërsa situata e tensionuar në kryeqytet është shtrirë në disa zona.

Ngjarja në Myslym Shyri vjen pas incidenteve të tjera të raportuara gjatë protestës, përfshirë zjarrvënie pranë urës te Piramida dhe në godinën e Gjykatës së Lartë.

Zhvillimet e fundit tregojnë për një përshkallëzim të situatës në kryeqytet, ku krahas përplasjeve janë raportuar edhe dëmtime të pronës publike dhe private. Incidenti në filialin bankar shton listën e objekteve të përfshira në ngjarjet e mbrëmjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.