E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rezoluta për Kosovën dhe një elitë politike pa zë shqiptar
Lajme

Rezoluta për Kosovën dhe një elitë politike pa zë shqiptar

A doni të shihni ç’është eunukëria politike? Lexoni rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë për vendimin e Gjykatës Speciale.
Këta nuk përfaqësojnë Shqipërinë. Përfaqësojnë interesa të huaja dhe bëjnë datyrat që u ka ngarkuar Europa. Gjuha e drunjtë dhe politikisht korrekte shenjon kokën e ulur dhe bindjen e plotë të tyre ndaj shefave në Bruksel.
Këta i ngjajnë atij kushëririt që të vjen për ngushëllime, le 20 mijë lekë në kafe dhe del për të mos u dukur deri në vdekjen e radhës.
Për këta, Kosova është vetëm sepse kjo elitë e ka tmerr rrezikun e etiketimit si nacionalistë apo patriotë. Këta duan të jenë anëtarë të gjithëpranuar në internacionalen liberale.
Në kohën e qoftëlargut, këta do ishin sekretarë e anëtarë Byroje dhe do i shihje duke ngrënë oriz me Çu En Lain apo duke pirë vodka në Moskë.
Kjo elitë e ka tredhur Shqipërinë. E ka lënë pa politikë të jashtme, pa një tezë mbi çështjen kombëtare, pa ushtri, pa ekonomi konkurruese, pa burime natyrore dhe, së fundmi, edhe pa popull. Nuk kanë ikur nga qejfi shqiptarët. I ka përzënë ky grupim laraman jo-autokton.
Duhet të nxirren ne pension sa më shpejt.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.