Rilindja përgjak Gjergji Thimion/ Kunati i Niko Peleshit rreh barbarisht koleksionistin nga Korça!
Në një status të shkruar në faqen e tij në Facebook, personazhi karizmatik nga Korca Ilir Vrenozi, ka shkruar dhe ka njoftuar për rrahjen barbare që i është bërë koleksionistit Gjergji Thimio nga kunati i Rilindjes.
Thimio e ka njoftuar Vrenozin nëpërmjet një telefonate se është rrahur barbarisht nga kunati i Niko Peleshit dhe ka mundur të shpëtojë për mrekulli pas ndërhyrjes së Policisë.
Statusi i Plotë i Vrenozit:
“Nuk kane te ndalur sulmet ndaj koleksionistit Gjergji Thimio

Sapo me merr ne telefon me thote , Ilir para disa oresh me ka goditur kunati i Niko Peleshit, erdhi me kete makinen qe eshte ne foto… per fat erdhi policia shume shpejt se do me kish bere copash , me thote mes lotesh Gjergji…”

Gjergji Thimio është koleksionist shqiptar. Ai i ka kushtuar gjithë pasionin dhe energjitë e tij koleksionit të objekteve të rralla që zotëron nën pronësinë e vet, e që tashmë kanë kapur shifrën 150 të tilla. Gjergji ka hapur edhe muzeun e tij privat, për të cilin ka marrë licencë që nga viti 1996 dhe shpeshherë thesaret e koleksionit të tij i ka ekspozuar.
Thimio ka denoncuar Ramën kohe me pare për vjedhje ikonash dhe arrestim në Francë, dhe eshte kercenuar here pas here. Per kete ai i ka kerkuar Prokurorise se Pergjithshme dhe Ambasades Amerikane qe ta marre ne mbrojtje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



