E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rinas, Shefqet Kastrati: 34 destinacione deri në fund të vitit
Publik News

Rinas, Shefqet Kastrati: 34 destinacione deri në fund të vitit

Sipërmarrësi i njohur z. Shefqet Kastrati ka folur për herë të parë në një intervistë lidhur me marrëveshjen e Aeroportit “Nënë Tereza”, TIA dhe “Wizz Air”, ndërkohë që kompania njoftoi sot vendosjen e avionit të gjashtë në bazën e saj në Tiranë.

1

Kastrati shprehet se qytetarëve shqiptarë do t’u ofrohen destinacione me çmime më të lira, duke e rritur numrin e destinacioneve nga 29 në 34.

Presidenti i “Kastrati Group” z. Shefqet Kastrati deklaron: “Është vendosja e avionit gjashtë të Wizz Air. Është një partner strategjik i joni dhe gjej rastin ta falënderoj për besimin dhe angazhimin në Shqipëri, duke iu ofruar qytetarëve çmime më të lira në 29 destinacione aktualisht, deri në fund të vitit do shkojë 34. Ulëm tarifat, futëm konkurrencën edhe pavarësisht se të gjitha aeroportet ishin në krizë prej Covid-it, stafi jonë dhe gjej rastin ta falënderoj, punoi 6 muaj, dhe kthyem e rikthyem të gjitha linjat me tarifat më të ulëta në rajon. Me këtë fluks që kemi ne, aeroporti ndihmon ekonominë, biznesin, turizmin, i ndihmon të gjitha. Për muajin korrik ne kemi pasur fluksin më të madh në Europë.

Mendojmë që edhe muaji gusht, edhe shtatori edhe tetori do jetë në këtë rrugë. Çdo ditë po na afrohen kompanitë më të mira në botë për të lidhur kontrata me ne, shumë shpejt do jemi lider të rajonit. Sipas ekspertëve tanë dhe ndërkombëtarë, brenda tre viteve do shkojë 10 milionë pasagjerë në vit. Sa kemi blerë aeroportin kemi kontaktuar firmën më të madhe në Evropë që është “Nako” dhe ajo ka bërë një masterplan, dhe do fillojmë me riparimin e pistët, me shtimin e parkingjeve, me shtimin e terminaleve të reja. Si vlerë do ta kalojë 100 milionshin. Shumë shpejt “Kastrati”-n do ta nxjerrim në treg, ku të kenë mundësi të gjithë qytetarët të investojnë, të fitojnë te “Kastrati”. “Kastrati” shumë shpejt do të jetë i qytetarëve shqiptarë”.

Wizz Air ka operuar deri më tani me pesë avionë dhe tani do të shtojë të gjashtin në Tiranë. Kompania bën me dije se avioni i gjashtë do të ketë katër destinacione të reja, Liverpulin, Oslon, Madridin dhe Bilundin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.