Rogerti sulmon Jozin: Tradhëtia nuk është fisnike
Pas publikimit të videos që ka rikthyer në vëmendje përplasjen mes Jozefin Markut dhe Edi Kuçit, ka reaguar edhe Rogert Sterkajt, i cili duket se ka zgjedhur një ton të ashpër ndaj Jozit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rogerti ka publikuar një fotografi të lidhur me situatën, duke shoqëruar reagimin me një mesazh të drejtpërdrejtë dhe thumbues.
“Tradhtia nuk është F.I.S.N.I.K.E.”, shkruhet në reagimin e tij, ndërsa në pjesën tjetër të postimit ai përdor një shprehje në anglisht që përkthehet: “Mosha dhe tradhtia do ta mposhtin gjithmonë rininë dhe entuziazmin!”
Reagimi duket si një sulm i drejtpërdrejtë ndaj Jozefin Markut, duke e vendosur atë në qendër të akuzave për “tradhti”. Megjithatë, Rogerti nuk jep në këtë postim detaje të tjera mbi atë që e ka shtyrë të bëjë këtë deklaratë dhe as nuk sqaron konkretisht se cilit episod apo veprim i referohet.
Postimi vjen në një moment kur në rrjetet sociale po qarkullon me shpejtësi videoja e konfliktit mes Joz Markut dhe Edi Kuçit. Në pamjet e publikuara, të cilat kanë nxitur reagime të shumta, shfaqet një përplasje fizike mes Edi Kuçit dhe një grupi personash ku pretendohet se ndodhet edhe Jozi.
Më herët, Edi Kuçi ishte shfaqur në Tiranë me një fashë në kokë, çka kishte shtuar aludimet për një konflikt të mundshëm. Videoja e publikuar së fundmi ka rikthyer diskutimet rreth asaj që ka ndodhur, megjithëse pamjet nuk japin një panoramë të plotë të situatës dhe nuk sqarojnë se si nisi apo përfundoi përplasja.
Në këtë klimë, reagimi i Rogertit shton një tjetër element në përplasjen publike, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Jozefin Marku do t’i përgjigjet deklaratave të tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




