RRËFEHET MODERATORI: EDI PALOKA KA QENË I RRETHUAR NGA FEMRAT, UNË BËHESHA XHELOZ
Hedhja e bojës në fytyrën e kryeministrit Edi Rama nga nënkryetari i PD, Edi Paloka të enjten në Kuvend bëri mjaft bujë. Lajmi bëri xhiron e mediave shqiptare dhe atyre ndërkombëtare.
Ndërkohë, kjo temë u diskutua mbrëmë edhe në emisionin “Zonë e Lirë”. ku moderatori Arjan Cani kishte ftuar Arjan Curin dhe Robert Rakipllarin.
Ndër të tjera gjatë diskutimit, Çani tregoi se Palokën e njihte prej shumë kohësh, qëkur ishte në shkollë të mesme, dhe sipas tij ai kishte shumë fat me femrat.
“Me Palokën jam njohur që kur isha në vit të tretë në shkollë të mesme kur shkoja në Borsh me pushime me prindërit, u njohëm rastësisht. Mbaj mend në atë kohë se ai ka qenë tmerrësisht i rrethuar nga super femra, shpeshherë bëhesha dhe xheloz. Mesa duket, femrat vdisnin për atë ‘thhh’ e Palokës, kështu që kjo nuk është një pikë e dobët e tij. “Një, është i bukur dhe dy, ka atë gjënë tek e folura”, thoshnin femrat, ndërsa Rama e tall”, tha Çani.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




