Rrëfimi shokues: Gleardi më më dha kokainë dhe rrihte me këmbë karrigeje
“Gleardi me ka dhunuar me këmbë karrigeje, me godiste me shkelma dhe grushte. Kam tentuar të hidhem nga i pestë nga dhuna. Më kërcënonte me video intime. Më fajësonte se nuk ikte dot në Gjermani. Më jepte drogë, e kam parë duke pirë kokainë, më ka dhënë pesë herë kokainë”, mësohet të ketë thënë e reja. Ndërkohë, avokati i 28-vjeçares ka kërkuar gjykim për tentativë vrasjeje ndaj autorit.
Një ngjarje horror është zbuluar ditën e djeshme. Një 28-vjeçare është mbajtur e mbyllur dhe është dhunuar për plot 1 javë nga partneri i saj, Gleard Gusholli. E reja është vajzë e dy prindërve nga Tirana dhe ka lindur në Gjermani.
Aty përfundoi studimet për infermieri dhe po aty njohu edhe personin që për pak desh i mori jetën. 28-vjeçarja ka treguar se njohja e tyre nisi në Gjermani, aty ku e ndihmoi pasi e gjeti në gjendje jo të mirë në spital. 31-vjeçari e mbajti të mbyllur dhe e dhunoi barbarisht për një javë bashkëjetuesen e tij.
Po ashtu, policia ka vënë në pranga edhe katër miqtë e Gushollit, të cilët nuk kallëzuan krimin dhe e larguan atë nga vendi i ngjarjes. Bëhet fjalë për Besmir Nurçellari, Arjan Sheta, Bledi Kateshi dhe Erlind Kateshi. Dyshohet se shkak i kësaj ngjarje është xhelozia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



