E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rritet numri i viktimave në Spanjë. Ja sa janë raportuar
Publik News

Rritet numri i viktimave në Spanjë. Ja sa janë raportuar

Ka shenuar rritje numri i viktimave ne Spanje, ne krahasim me nje dite me pare.spanje

Mediat vendase raportojne se sot Spanja njoftoi për 331 viktima të reja nga koronavirusi. Kjo shifër shënon një rritje të numrit, karahasuar me një ditë më parë, kur ishin raportuar 288 viktima.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga sëmundja COVID-19 ka arritur në 23.521.

Sipas raportimeve ka 1,831 infeksione të reja, megjithëse kjo shifër numëron vetëm raste të konfirmuara përmes testeve PCR, të cilat identifikojnë njerëzit me një infeksion aktiv në kohën e testimit.

Që nga e diela, qeveria ka raportuar vetëm infeksione të konfirmuara me anë të kësaj metode, dhe jo teste serologjike, të cilat matin antitrupat në gjak.

Pas Shteteve të Bashkuara, Spanja është vendi i dytë në botë që është goditur më së shumti nga koronavirusi i ri.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 209.465.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.