E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
RTSH kërkon që “t’jua zhysë” shqiptarëve edhe tek fatura e dritave
Lajme

RTSH kërkon që “t’jua zhysë” shqiptarëve edhe tek fatura e dritave

Gropa financiare me 139.8 milionë lekë deficit dhe 215 milionë lekë të paarkëtuara nga tarifa 

Kërkohet rritja e pagesës që qytetarët japin në faturën e dritave

Prej vitesh rezulton se gjigandi televiziv në Shqipëri ndodhet në një situatë financiare jo të mirë. Edhe pse asetet e tij apo vetë struktura janë përdorur për të ndërtuar me dhjetëra televizione private, duke u plaçkitur, grabitur, vjedhur apo keqpërdorur, sot është në vështirësi ekonomike dhe në një faturë të lartë borxhesh.

Dy subjektet të cilave RTSH u detyrohet t’u shlyejë borxhe të larta janë Federata Shqiptare e Futbollit dhe UEFA, federata europiane e futbollit. Por, pa munguar këtu, është edhe një kredi prej 18 milionë eurosh që ia ka Ministrisë së Financave.

Në raportin financiar të RTSH-së për 2025 thuhet fjalë për fjalë se rritja e të ardhurave nga tarifa e shërbimit do të jetë një mënyrë nga ku do të arkëtohen të ardhurat për të shlyer detyrimet.

“Vetëm detyrimet ndaj FSHF dhe UEFA përbëjnë rreth 59% të detyrimeve ndaj furnitorëve. Ky nivel i lartë i detyrimeve lidhet me kontraktimin e të drejtave sportive me kosto të konsiderueshme, të cilat janë planifikuar të mbulohen kryesisht nga rritja e të ardhurave nga tarifa e aparatit televiziv ose nga financimi shtesë buxhetor” – thuhet në dokumentin e siguruar nga WebLajm.com.

Dhe pikërisht kjo fjali ngre një pikëpyetje të madhe: Ku shkon tarifa që paguajnë shqiptarët në faturën e dritave?

Tarifë të cilën e paguan me detyrim çdo individ apo subjekt që ka një kontratë me operatorin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Një tarifë e cila është 100 lekë, por që në arkën e RTSH-së rezulton se afro 215 milionë lekë nuk janë arkëtuar përgjatë vitit 2025!

  • 214.9 milionë lekë mungesë nga të ardhurat e tarifës së aparatit televiziv.

Nuk kanë paguar shqiptarët dritat, apo arkëtimet e kryera dikush ka harruar t’ia japë RTSH-së, duke i përdorur edhe për të tjera qëllime, pa dashur të themi se…..

Më tej, bordi drejtues kërkon edhe rishikim të tarifës, e cila sipas tyre është e ulët dhe është vendosur 15 vite më parë, me 100 lekë në muaj apo 1200 lekë në vit.

“Megjithatë, qëndrueshmëria financiare e institucionit mbetet e ndikuar nga dy elementë strukturorë:
· tarifa e aparatit televiziv, e cila mbetet në nivelin 1200 lekë/vit dhe nuk është rishikuar që nga viti 2011;
· përqindja e mbajtur nga OSHEE për arkëtimin e tarifës, aktualisht 10%, ndërkohë që RTSH ka kërkuar vazhdimisht uljen e saj në 2%”.

Por kjo është vetëm një nga situatat kritike ku ndodhet RTSH, e cila pranon se ekonomikisht është një subjekt tregtar i falimentuar, me një deficit të konsiderueshëm.

“Vlerësimi i përgjithshëm i situatës financiare. Në kushtet kur RTSH përballet me rritje të vazhdueshme të kostove operative, veçanërisht për: · fondin e pagave, · projekte programore, · blerjen e të drejtave sportive, · shërbime mirëmbajtjeje, mosrealizimi i plotë i të ardhurave të planifikuara ka krijuar vështirësi në menaxhimin e likuiditetit dhe në përmbushjen në kohë të detyrimeve financiare”./weblajm

Treguesi kryesor Vlera 2025 Koment
Të ardhurat totale 2.36 miliardë lekë Rritje krahasuar me 2024
Realizimi i të ardhurave 86.7% e planit Mungesë 366.6 mln lekë
Shpenzimet totale ~2.50 miliardë lekë Realizim 91.7%
Diferenca shpenzime-të ardhura 139.8 mln lekë deficit Presion mbi likuiditetin
Pesha e pagave në shpenzime 53.4% Zëri kryesor i buxhetit
Investimet kapitale të realizuara 26% e planit Investime të kufizuara
Tarifa e aparatit TV 56.5% e totalit të financimit Burimi kryesor i të ardhurave
Të ardhurat nga aktiviteti tregtar 9.2% e financimit Kapacitet i kufizuar
Numri mesatar i punonjësve 1029 punonjës Rritje krahasuar me 2024
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.