E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rudina Xhungës nuk i del inati: Kol Balla nuk më ka pëlqyer kurrë!
Showbiz

Rudina Xhungës nuk i del inati: Kol Balla nuk më ka pëlqyer kurrë!

Në një promo të emisionit “Mirëmbrëma yje”, gazetarja e njohur Rudina Xhunga ishte e ftuar për të dhënë një intervistë të gjatë për Arbana Osmanin.

Por vëmendjen e të pranishmëve e mori një përgjigje e saj për Sokol Ballën. Kur Arbana e pyeti se kë do zgjidhte mes Sokol Ballës dhe Eni Vasilit, Xhunga u përgjigj:

“Enin sigurisht. Pse, ça do thoja, Kolin?! Koli nuk më ka pëlqyer kurrë!”

Arbana pyeti më tej:

“Si individ, apo si figurë televizive?”

Rudina shtoi:

“Tani…, janë personazhe të dy, në mënyrën e vet. Por.., Enin, Enin do zgjidhja!”

Kujtojmë se më parë, Balla mori kohën televizive të Rudina Xhungës në Top Channel dhe emisioni i saj u mbyll, duke u zëvendësuar me emisionin “Real Story” të Sokol Ballës.

Gjithashtu, gazetarja ka treguar se shpesh është përballur me pyetje për ndërhyrjen e Ballës në karrierën e saj televizive, duke e konsideruar të padëshirueshme praninë e tij në momentet e saj profesionale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.