E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rusia sfidon NATO-n, Rutte paralajmëron përplasje afatgjatë
Bota

Rusia sfidon NATO-n, Rutte paralajmëron përplasje afatgjatë

Në Bruksel ka nisur takimi i ministrave të Jashtëm të NATO-s, ku fokusi kryesor mbetet situata në Ukrainë dhe çështjet e sigurisë së aleancës.

Në fjalën hapëse, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, paralajmëroi se Rusia “vazhdon të testojë aftësitë parandaluese të NATO-s”, ndërsa aleanca përballet me “rreziqe reale dhe afatgjata”.

Rutte deklaroi se Rusia ka shkelur hapësirat ajrore të aleatëve me avionë e dronë, ka kryer akte sabotimi dhe ka dërguar anije spiune në ujërat territoriale të vendeve të NATO-s. Ai i cilësoi këto lëvizje si “të pamatura dhe të rrezikshme”.

Sipas tij, Moska po bashkëpunon ngushtë me Kinën, Korenë e Veriut dhe Iranin për “të prishur shoqëritë perëndimore dhe për të shkatërruar rregullat globale”, ndërsa po përgatitet për një konfrontim afatgjatë me Perëndimin.

Rutte theksoi se ndërsa vendet e NATO-s po rrisin investimet në mbrojtje, “të gjithë duhet të mbajmë peshën tonë”.

Ai nënvizoi se Ukraina ka nevojë për mbështetje më shumë se kurrë, teksa dimri po afron dhe sulmet ruse intensifikohen. Në deklaratën e tij para gazetarëve, Rutte shtoi se është thelbësore që Ukraina të jetë “në pozicionin më të fortë të mundshëm”, si në fushën e betejës, ashtu edhe në momentin që do të hapen negociatat e vërteta të paqes.

Sipas tij, presioni më efektiv ndaj Rusisë mbetet sigurimi i furnizimit të vazhdueshëm me armë për Ukrainën dhe mbajtja në fuqi e sanksioneve ekonomike që “të ndjehen fort” në Moskë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.