Sali Berisha feston ditëlindjen, s’e merrni dot me mend sa vjeç bëri
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, feston ditëlindjen duke mbushur sot 81-vjeç. Ai ka ndarë falënderimet dhe mirënjohjen e tij për ata që kanë qëndruar përkrah tij gjatë gjithë rrugëtimit të tij politik.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka shprehur falënderimet për Zotin dhe familjen, ndërsa ka theksuar vlerësimin për mbështetësit e tij të palodhur. Sipas tij, ata i kanë dhënë forcë dhe guxim gjatë betejave të tij politike, duke e bërë çdo vit të jetës së tij të jashtëzakonshëm.
“Me dashurinë, ndihmën, guximin e përkushtimin e tyre, ata ma bëjnë vjeshtën, stinën kurorë të jetës time”, shkruan Berisha.
Postimi i Sali Berishës:
Sot 81 vjeç! Mirënjohje të pakufishme Zotit të Madh, familjes time, miqve, bashkëpunëtorëve, dashamirësve dhe mbështetësve të betejave të mia që me dashurinë, ndihmën, guximin e përkushtimin e tyre ma bëjnë vjeshtën, stinën kurorë të jetës time!

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



