Salianji e thotë troç: Do kandidoja për Tiranën, ja kush më ndaloi
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar se do të ishte i gatshëm të kandidonte për Bashkinë e Tiranës, nëse do t’i ofrohej një mundësi e tillë, por tha se ligji ia ndalon një gjë të tillë për shkak të dënimit penal që ka marrë më herët.
I ftuar në Euronews Albania, Salianji u shpreh mbështetës i fortë i kandidaturës së Florjan Binajt, duke e cilësuar si një zgjedhje të veçantë dhe të pavarur nga partitë.
“Sigurisht që do të kandidoja, por nuk është kjo tema sot. Pastaj ju e dini që mua mi kanë ndaluar këto gjëra. Mi ka ndaluar ligji”, tha Salianji.
Ai nënvizoi se zgjedhjet e pjesshme në kryeqytet janë një mundësi e rrallë që qytetarët të vendosin përballë pushtetit një alternativë të ndryshme:
“Florjan Binaj është kandidat i jashtëzakonshëm. Përtej betejës për qytetin, është një betejë politike e fortë. Një test, një mundësi e jashtëzakonshme që kryeqyteti për herë të parë bën zgjedhje të pjesshme. Çdo kryeqytet ku sundojnë autokratët, ka fituar opozita…”, u shpreh ai.
Salianji shtoi se kandidatë të pavarur dhe jo politikë mund të frymëzojnë qytetarët për më shumë liri, barazi dhe kontroll ndaj pushtetit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



