Salianji: Ministrat marrin 500 mijë euro për emërimin e shefave të komisariateve…

Arrestoni 30 persona për 3 kg kokainë, i kapni dot ata me tonelata?

Deputeti Ervin Salianji, duke iu drejtuar ministrit të Brendshëm Taulant Balla, ka deklaruar se policia e Shtetit arreston dhjetëra persona për disa kilogram kokainë.

Ai pyeti ministrin Balla nëse ka informacion se disa ministra marrin rreth 500 mijë euro për të emëruar shefa komisariatesh që dalin në përgjimet e Sky.

“Keni fuqi ti kapni këto me tonelata? Arrestoni 30 veta për 3.5 kilogram kokainë.
Është rritur sasia e lëndëve plasëse të trafikuar nga Kosova. Tendencë rritjeje thotë SPAK për armët, ju thoni ulje, kam tendencë të besoj SPAK. Si mund të besohet policia ku në mes të Tiranës ndërtohen 7 kate pa leje me kullave por po bëri diku tjetër një avlli, e arrestoni edhe rrisni statistikat, fshihni rastin e burrit të ministres Ibrahimaj. Keni informacion që ministra nëpërmjet marrin 500 mijë euro për të emëruar shefa komisariatesh që janë në përgjimet e SKy?”, tha ai.

Deputeti Ervin Salianji ka akuzuar Policinë e Shtetit se ka mbajtur të fshehur raste duke mos i bërë publike.

Ai shtoi se vendi ynë ka krijuar infrastrukturë për trafikun e drogërave të rënda, ndërsa shtoi se do të jetë i vështirë menaxhimi i më shumë se 3 mijë emigrantëve që do të vendosen në Gjadër.

“Drejtues të lartë të policisë dekonspirojnë dhe janë të pabesueshëm për SPAK për t’i përfshirë në operacione.
U rrah një drejtor i burgut dhe ngjarja nuk u raportua edhe pse ndodhi në mes të qytetit?
Vrasjet me pagesë janë rritur por nuk janë zbardhur.
Për këtë e kemi shqetësimin në emër të publikut. Shqetësim që Shqipëria ka krijuar infrastrukturë bazë për të trafikuar emigrantë e drogë. Do shihni si do menaxhojë Shqipëria atë gjënë që keni sjellë në Gjadër. Nuk kemi kapacitet për të menaxhuar 3000 e ca njerëz në kamp kur raporti thotë që emigrantët po përdoren për trafikun e drogës”, tha ai.

Publikuar nga Publik Media