Salianji zbulon ‘çelsin magjik’: E largoj Berishën me një ‘të rënë lapsit’
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda selisë blu në prag të zgjedhjeve për kreun e partisë, të parashikuara më 23 maj.
Salianji u ndal te çështja e rikandidimit të Sali Berishës, duke theksuar se sipas ndryshimeve statutore të miratuara më herët, të njohura si “neni Basha”, kryetari aktual nuk ka të drejtë të rikandidojë pas humbjes në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit. Sipas tij, nga pikëpamja ligjore, drejtimi i partisë hyn në një situatë të diskutueshme sapo certifikohet rezultati zgjedhor.
Megjithatë, ai u shpreh se beson në një zgjidhje politike dhe jo në përplasje gjyqësore, duke paralajmëruar se një rrugë e tillë do ta dëmtonte më tej opozitën dhe do t’i jepte avantazh kundërshtarëve, përfshirë kryeministrin Edi Rama.
Salianji theksoi gjithashtu nevojën për një reformim të brendshëm të partisë dhe për një proces zgjedhor të drejtë e transparent, me rregulla të barabarta për të gjithë kandidatët.
Ai sugjeroi që gara për drejtimin e partisë të zhvillohet me lista të hapura, një komision të paanshëm dhe transparencë financiare, duke nënvizuar se vetëm kështu mund të rikthehet besimi brenda strukturave të opozitës.
“Berisha tha që Basha ka përgjegjësi se nuk mbron votën, se që vidheshin zgjedhjet ishim të gjithë të një mendimi.
Por mua s’mi vjedh zgjedhjet Edi Rama dhe për shkak se nuk mi vjedh, vendos një nen i quajtur “Basha”, ku u përcaktua që të hiqeshin elementët se është farsë apo jo, nëse partia humb zgjedhjet, kryetari lë mandatin dhe nuk ka të drejtë rikandidimi
Nga pikëpamja legale statutore, Sali Berisha nuk është kryetar nga momenti i daljes së rezultatit që mund të jetë fundi i majit. Praktikisht nuk ka proces për zgjedhjet në parti.
Unë po i besoj procesit politik, që duhet ndryshim në PD, duke i dhënë rrugë nëpërmjet këtij procesi. Por nga pikëpamja ligjore, një padi e thjeshtë në gjykatën e Tiranës e fut PD në një ngërc tjetër, por unë s’dua t’i jap një avantazh tjetër Ramës duke e lënë PD dyerve të gjykatës, por që zgjidhet nga pikëpamja ligjore kjo, dihet.
Unë kam në plan të bëj politikë, siç e thashë nga Kukësi, qëndrimi i Berishës për të mos u larguar i shërben atij për të pasur një jetë më të mirë në këtë etapë të jetës, por nuk i shërben opozitës, ndryshimit, por vetëm Ramës,” tha Salianji në News 24.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



